Egnatia arrin kualifikimin historik për në finalen e Kupës së Shqipërisë (VIDEO)
Egnatia kualifikohet për herë të parë në historinë e saj për në finalen e Kupës së Shqipërisë. Jackson në sekondat e fundit të kohës së rregullt shënoi golin e triumfit 1-0 përballë Vllaznisë.
Sfida e luftuar nga të dyja kampet ishte vendimtare, pasi përballja e mëparshme gjysmëfinale, e luajtur në Shkodër ishte mbyllur në barazim 1-1.
Egnatia do të presë në finale ekipin fitues të çiftit Tirana-Teuta, finalja e këtij trofeu do tw luhet më 1 qershor.
KOHA JONË SONDAZH

