Egnatia shkatërron me “poker” golash Kukësin

Egnatia mposhti me shifrat e thella 0-4 Kukësin në transfertë në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë në Superiore. Ndeshje pa shumë histori në Kukës, ku vendasit konfirmuan problemet dhe pritet të kenë vështirësi të mëdha këtë sezon.

Në minutën e 19-të, Paulauskas përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe ia doli ta dërgojë në rrjetë. 10 minuta më vonë, ishte Dëamena, i cili me një gjuajtje të bukur nga jashtë zone, e ndali topin në fundin e rrjetës.

Në pjesën e dytë, u shënuan edhe dy gola të tjerë. Fillimisht ishte Dëamena, i cili shënoi të tretin në minutën e 50-të, ndërsa Isgandarli vulosi shifrat në 0-4 në minutën e 58-të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo është fitorja e parë për Egnatian, që ngjitet në vendin e katërt me 3 pikë, ndërsa Kukësi mbetet nw vendin e fundit me 0 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?