FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Eja trego talentin tënd!” FSHF organizon më 27 qershor seleksionime në SHBA

Një nga nismat më të rëndësishme të Federatës së Futbollit vijon të mbetet identifikimi dhe përfshirja e talenteve shqiptare që jetojnë jashtë vendit, veçanërisht në SHBA dhe Kanada. Në këtë kuadër, më 27 qershor do të zhvillohet një ditë seleksionimi, e fokusuar te futbollistët e vitlindjeve 2010, 2011, 2012, 2013 dhe 2014.

Një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe futbollit të vajzave, ku të gjitha lojtaret e interesuara do të kenë mundësinë të marrin pjesë pa kufizim moshe.

Ky aktivitet do të zhvillohet në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick, NY” dhe do të organizohet nga ish-mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli. Gjithashtu, pjesë e këtij udhëtimi do të jetë edhe Drejtori i Departamentit të Skautizmit në FSHF, Tefik Agolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qëllimi i këtij seleksionimi është evidentimi i talenteve të reja, si edhe ndjekja nga afër e progresit të futbollistëve shqiptarë që jetojnë dhe aktivizohen në SHBA dhe Kanada.

Swiss Digital Mobile Reklama

Të gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në këtë proces seleksionimi duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit: seleksionime@fshf.al. Aplikimi duhet të përfshijë emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, faqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?