Ekipi modest shkatërron yjet e PSG
Strasbourg e ka tronditur Paris Saint-Germainin duke ia shkaktuar humbjen e parë të këtij sezoni në Ligë 1 të Francës.
Neymar me shokë humbi me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 16-të në Liga 1.
Da Costa i kaloi vendasit në epërsi në minutën e 13-të të ndeshjes, ndërsa PSG u përgjigj në fund të pjesës së parë, duke i barazuar shifrat me golin e Mbappes në minutën e 42-të.
Bahoken doli në skenë për Strasbourgun duke shënuar minutën e 65-të, në atë që doli të ishte goli i fitores.
Përkundër nëntë minutave shtesë, PSG nuk mundi të bëjë asgjë për ta shmangur disfatën e parë në ligë këtë sezon.
PSG qëndron në venidn e parë duke grumbulluar 41 pikë, 10 më shumë se vendi i dytë.
KOHA JONË SONDAZH

