Ekspozohen në Shkodër 4 Kupat e Botës të fituara nga Italia

Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit kanë kënaqesinë të sjellin, për herë të parë në Shqipëri, 4 kupat e botës që ka fituar Kombetarja italiane e futbollit gjatë historisë së saj të lavdishme sportive. Ekspozita “4 herë Kampionë”, e realizuar në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe me pjesëmarrjen e Federatës Shqiptare të Futbollit, do të realizohet në Shkodër, në Teatrin Migjeni dhe do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në oren 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017.

Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

Ekspozita do të jetë e hapur dhe pa pagesë për të gjithë tifozët e të dy skuadrave kombetare të futbollit, në linjë me filozofinë e FIGC se kupat i përkasin të gjithëve. Gjithesesi, të pranishmit mund të ofrojnë vullnetarisht një kontribut që do t’i kalojë një shoqate me aktivitet në rrethin e Shkodrës e që prej vitesh është e angazhuar në ndihmë të personave në nevojë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?