Ekzekutohet me armë zjarri futbollisti i Kombëtares së Panamasë
Futbollisti i Kombëtares së Panamasë, Gilberto Hernandez, është qëlluar me armë zjarri nga persona që po lëviznin me një taksi, ndërsa ai po qëndronte përpara ndërtesës ku jeton nëna e tij në qytetin Colon.
Mbrojtësi 26-vjeçar ka luajtur me ekipet vendase Árabe Unido, Herrera FC dhe CA Independiente, po ashtu, ai ishte pjesë e Kombëtares së Panamasë.
Në 6 vitet e fundit, Hernandez bëhet futbollisti i dytë profesionist që është vrarë me armë zjarri. Ai ishte pjesë e Kombëtares, e cila një vit më pas mori pjesë për herë të parë në Kupën e Botës.
KOHA JONË SONDAZH

