FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“El Classico” e parë mbyllet në “paqe”, gjithçka do të vendoset në Madrid (VIDEO)

Barcelona dhe Real Madrid nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit. Blaugranët e nisën ndeshjen pa Lionel Messin nga minuta e parë, ndërkohë që Solari zgjodhi që t’i besonte Vinicius Junior.

Madrilenët e nisën mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të me Vazquez, i cili shfrytëzoi më së miri një asist fantastik të Benzema. Barcelona përpiqet që të reagojë, por në fraksionin e parë do të gjenin vetëm traversën.

Në fillimin e pjesës së dytë, Macolm gjeti rrugën e rrjetës pas një aksioni të gjatë, teksa më parë Jordi Alba dhe Luis Suarez u ndalën nga portieri Navas dhe nga Ramos në vijën e portës. Barcelona në minutën e 64-t hodhi në fushë edhe Messin, ndërkohë që në krahun tjetër te madrilenët u aktivizua Gareth Bale. Gjithsesi ata nuk do të arrinin që të ndryshonin shumë ndeshjen, pasi deri në fund rezultati do të mbetej 1-1, teksa gjithçka do të vendoset në duelin e kthimit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?