Elez Gjoza flet pas dorëheqjes: Romela Begaj është e pafajshme!

Elez Gjoza ka dhënë dorëheqjen sot nga posti i Presidentit të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes pas skandalit të dopingut me peshëngritësen kampione bote, Romela Begaj. Në një intervistë për “Report Tv”, Gjoza është shprehur i sigurt se Romela Begaj është e pafajshme në këtë drejtim, por teksa ka sqaruar edhe aryet që e çuan në këtë vendim.

“Nuk besoj se Romena Begaj është e fajshme, por duke ndjerë si qytetar gjykova anën morale, kam dhënë dorëheqjen. Për mendimin tim, unë jam i shokuar, Romela për mua është e pastër, është sportiste profesioniste, nuk mund të merrte një substancë që e ka përdorur para 2-vitesh.

Ne do ta ndjekim nga afër çështjen e sportistes shqiptare deri në gjyq me Federatën Botërore. Dyshimi i madh është se substanca rri rreth 7 muaj në trup dhe prandaj jemi dyshues. Për ne Romela është e pafajshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk do lëmë gjë pa bërë për Romelën. Ka pasur shumë sportiste në botë që në testin B kanë dalë negativë. Të presim dhe të mos flasim parakohe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?