FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eliminimi nga Evropiani, Zidane “kërcënon” vendin e Deschamps!

Franca nuk mundi të shkonte përtej fazës së 1/8-ve në Kampionatin Evropian, duke u eliminuar nga Zvicra. “Gjelat” ishin favoritët kryesorë për të shkuar në finale dhe për të triumfuar, me kualitetet në përbërje.

Dështimi në këtë Europian mund t’i faturohet pikërisht trajnerit Didier Deschamps, i cili ka vendosur në rrezik të gjithë kreditin e fituar me triumfin në Botërorin e Rusisë. Unë jam i qetë. Ky është futbolli. Kur fiton është meritë e futbollistëve dhe kur humb është faji i trajnerit.

Tashmë në media po qarkullon emri i Zidane për të zëvendësuar Deschamps. Ish-trajneri i Realit të Madridit, 3 herë fitues i Champions League ka shprehur prej kohësh dëshirën për të drejtuar kombëtaren dhe dëshira e tij mund të plotësohet së shpejti. Teksa edhe kontrata e Deschamp përfundon me fundin e Botërorit Katar 2022 emri i Zizou është më i lakuari për stolin e gjelave dhe një ndryshim i tillë mund të vij më shpejt nga sa ishte menduar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?