FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Elis Bakaj flet për herë të parë si lojtar i Kukësit

Elis Bakaj është i Kukësit. Goditje e madhe e kampionëve të Shqipërisë që me një operacion të rrufeshëm kanë siguruar shërbimet e sulmuesit 30-vjeçar, që luajti gjysmën e dytë të sezonit të kaluar me Vllazninë, ku shënoi edhe 6 gola në 13 ndeshje.

Gjatë fjalës së tij të parë me fanellën e Kukësit ai ka theksuar se do të japë maksimumin në fushë dhe se do të luftojë fort në çdo ndeshje.

“Fjalët janë të tepërta dhe më mirë le t’ia lëmë fushës të tregojë gjithçka. Unë do të jap maksimumin në çdo ndeshje për të arritur objektivat e Kukësit gjatë sezonit të ri”, – theksoi mes të tjerash lojtari më i ri i kusianëve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?