Emergjencë totale te Liverpooli në mbrojtje, operohet edhe Joe Gomez

Nuk kanë fund problemet në mbrojtje te skuadra e Liverpoolit, që janë në emergjencë totale. I radhës që i bashkohet infermierisë është Joe Gomez, i cili është operuar në gju, pas një dëmtimi që pësoi në grumbullimin me kombëtaren angleze dhe tani do t’i duhet të qëndrojë për muaj të tërë jashtë fushave.

Planet janë që Gomez të rikthehet në muajin maj, për të qenë gati për Kampionatin Europian, ndërsa Klopp shpreson ta ketë gati për javët e fundit të sezonit, ndonëse diçka e tillë duket e vështirë.

Kujtojmë që në fillim të muajit tetor ishte holandezi Virgil Van Dijk që iu nënshtrua një operacioni dhe në rastin më të mirë do të kthehet në muajin prill, ndërsa më pas u dëmtua edhe mesfushori Fabinho, të cilin Klopp filloi ta përdorë si mbrojtës. Për 2-3 takime trajneri gjerman u detyrua t’i besojë qendrën e prapavijës pikërisht Joe Gomez dhe 19-vjeçarit Rhys Williams, ndërsa vetëm javën e kaluar rikuperoi kamerunasin Joel Matip.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?