Emocione dhe spektakël, Lazio dhe Interi ndajnë pikët në “Olimpico” (VIDEO)

Shumë emocione, nervozizëm, kartona, por asnjë fitues në “Olimpico” mes Lazios dhe Interit. Një barazim 1-1 që në fakt ishte një rezultat i drejtë për atë që dhanë të dyja skuadrat në fushën e lojës.

Zikaltrit dominojnë në 45 minutat e para duke krijuar mundësi të shumta shënimi, por rezultati do të zhbllokohej vetëm në minutën e 30-të. Lautaro Martinez përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes laciale për të mposhtur më pas Strakoshën, i cili e ka të pamundur që ta ndalë.

Me këtë rezultat do të mbyllej fraksioni i parë, ndërkohë që pjesa e dytë nis me dominimin e Interit që nuk konkretizoi si duhet lodhjen e Lazios. Në momentin e tyre më të mirë, Milinkovic-Savic arrin që të shënojë një gol shumë të bukur me kokë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja do të ndizej 20 minuta nga fundi pasi Immobile mori karton të kuq pasi godit Vidalin, por ekipi i Contes nuk e shfrytëzon avantazhin numerik në fushë. Në minutat e fundit, Lazio do të arrinte të barazonte numrin e futbollistëve, pasi Sensi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë edhe pse hyri në fushë në fraksionin e dytë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?