Emre Çan: Nuk kam firmosur me ekipin e Juventusit
Më në fund ka folur vetë ai, Emre Çan. Mesfushori gjerman me origjinë turke ka komentuar zërat e fundit që e shihnin te skuadra e Juventusit në sezonin e ardhshëm. Duke marrë parasysh faktin se kontrata e tij skadon në muajin qershor, ai ka qartësuar se nuk ka vendosur ende për skuadrën me të cilën do të luajë sezonin e ardhshëm.
“Nuk është e vërtetë që kam firmosur me Juventusin dhe me asnjë skuadër tjetër, bashkë me menaxherin tim po shqyrtojmë shumë mundësi. Deri në qershor me siguri do të qëndroj te Liverpooli dhe nuk do të ishte aspak një çudi nëse do rinovoja me ekipin aktual.
Përse mos ta bëj? Kam një kontratë me Liverpulin, që është një klub i rëndësishëm. Tani dua të përqendrohem në prezantimet e mia, do të jap gjithçka për ekipin”, ka thënë mesfushori Emre Çan. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

