Enigma e të ardhmes së Memushajt, në garë futet edhe Empoli

Benevento në fundjavë pësoi një tjetër humbje në kampionatme rezultatin 3-0 ndaj Bolonjës. Ledian Memushaj luajti në këtë ndeshje pavarësisht zërave të shumta që e shohin shumë pranë Barit. Mesfushori shqiptar është një nga futbollistët më të paguar në ekip, teksa merr një pagë bruto në rreth 600 mijë euro, ndaj me shumë mundësi do të largohet.

Bari është në pritje, huazim me të drejtë blerje për 500 mijë euro, kjo është ajo çka ofron skuadra ku luan Migjen Basha. Por nuk janë vetëm ata që e duan mesfushorin e Kombëtares.

Gazetari italian, Alfredo Pedula ka njoftuar se për vlonjatin është shfaqur edhe mundësia e Empolit. Ekipi i Seria B do të rivalizojë me skuadrën e Barit. Këta të fundit u duken fare pranë lojtarit, pasi bisedimet mes palëve ishin të avancuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?