Enrique i bindur: Të mësojmë nga gabimet dhe të fitojmë sfidon e kthimit

Trajneri i Paris Saint-Germain, Luis Enrique analizoi humbjen 1-0 të skuadrës së tij ndaj Borussia Dortmund-it në gjysmëfinalen e parë të Champions League. Enrique pas ndeshjes theksoi se duhet të mësojnë nga gabimet e ndeshjes së parë dhe të fitojnë në Paris.

“Mendoj se ishte një lojë shumë intensive, me dy skuadra që përpiqeshin gjithë kohës të shënonin. Nuk u befasova nga Borussia sepse ne e njohim mirë njëri-tjetrin.

Do përpiqemi të mësojmë nga kjo ndeshje dhe do përpiqemi ta përmbysim në Paris që të mund të shkojmë në finale. Futbolli përbëhet nga gabimet, por tani le të mendojmë për ndeshjen tjetër”, deklaroi trajneri i PSG-së.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?