Episod i pabesueshëm në Itali, trajneri futet në fushë dhe ndal aksionin e miqve (VIDEO)

Një episod i pabesueshëm që ka bërë xhiron në rrjetet sociale ka ndodhur në ndeshjen e Seria C mes Catanias dhe Vibonese, që do të fitohej nga vendasit me rezultatin 2-1.

Strategu u Catanias, Giuseppe Raffaele, u ndëshkua me karton të kuq pasi hyri në fushën e lojës, në përpjekje për të frenuar aksionin e miqve, të cilët ishin në kërkim të golit të barazimit.

Duke mos qenë dakord me një ndërhyje të numrit 3 të Vibonese-s, ai vendosi që të vendoste vet drejtësi duke ndërhyrë ndaj tij duke i marrë topin. Një episod që me siguri do të bëjë që të qëndrojë disa javë pushim. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?