Erdhi me bujë nga Premier League, por Barcelona nuk do ta blejë “bishën” e Wolves

Barcelona nuk do të shfrytëzojë të drejtën e blerjes së Adama Traore. Anësori u afrua në formën e huazimit në janar nga Wolves, por nuk ka bindur me paraqitjet e tij.

Spanjolli e nisi mjaft mirë, duke patur minuta të shumta në dispozicion, por gjërat nuk shkuan siç duhet. Trajneri i katalanasve, Xavi nuk e ka preferuar shumë si zgjedhje të parë.

Sipas Marca, klubi katalanas ka vendosur mos të paguajë 30 milionë euro për kartonin e tij dhe në këto kushte, në verë, 26 vjeçari do kthehet te “Ujqërit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?