Ergys Kaçe drejt klubit të madh grek, por fati i tij varet nga një brazilian

PAOK kërkon që të marrë me çdo kusht në merkato mbrojtësin Rodrigo Moledo. Skuadra e njohur greke janë të gatshëm që të ofrojnë shumën e 800 mijë euro, si dhe dy futbollistë për të bindur drejtuesit e ekipit të Panathinakosit për ta lënë të lirë.

Në ofertën e bërë është përfshirë edhe mesfushori i kombëtares sonë, Ergys Kaçe si dhe mbrojtësi i krahut të djathtë, Dimitris Konstantinidis për të bindur një nga ekipet më të mëdha në Greqi për ta lënë të lirë.

Fati i Ergys kaçes tashmë është në dorën e Moledos, i cili do të vendosë për të ardhmen e mesfushorit shqiptar. Këtë sezon Kaçe është aktivizuar vetëm në katër ndeshje në kampionat, ndërkohë që në Kupë është aktivizuar në një ndeshje ku ka dhënë edhe një asist. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?