Erikson: Anglia nuk e fiton kurrë Kupën e Botës nëse …
Sven-Goran Erikson ka paralajmëruar Anglinë se kurrë nuk do të arrijë ta fitojë Kupën e Botës nëse nuk fut pushimin dimëror në Premier League. “Tre luanët” do të kërkojnë ta fitojnë këtë trofe këtë verë me trajnerin Gareth Southgate.
Trajneri i ri ka shumë më pak presion se Erikson gjatë kohës kur ai ishte në krye të ekipit kombëtar të Anglisë, mes viteve 2001 dhe 2006.Ai u eliminua dy herë në çerekfinale të Kupës së Botës dhe është shprehur se Anglia do ta ketë shumë probleme nëse futbollistët do të luajnë pa pushim.
“Mendova se në vitin 2006 do ta fitonim Kupën e Botës. Besoja se nuk kishte asnjë skuadër më të mirë se ne, ndaj dhe u zhgënjeva shumë. E them sërish këtë gjë që nuk e fitojnë Kupën e Botës pasi nuk ka pushim në periudhën e dimrit”, ka thënë Erikson për “The Offisde Rule Exclusives”.
KOHA JONË SONDAZH

