FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Ermal Kuqo në NBA…si drejtues

Në karrierën e gjatë si lojtar nuk arriti që të bëhet pjesë e kampionatit elitar të basketbollit. Por atë që nuk e arriti me topin në dorë, Ermal Kuqo e realizon një vit pas tërheqjes nga basketbolli i luajtur.

Shqiptari shtatlartë i koshit është bërë pjesë e kupolës drejtuese të Los Angeles Clipers. Ermal Kuqo do të mbajë pozicionin e Drejtorit Ndërkombëtar të Zbuluesve të Talenteve në skuadrën e njohur amerikane.

I lindur në Korçë, Ermal Kuqo karrierën e tij si baskebollist profesionist, Ermal Kuqo e nisi me Tiranën në vitin 1993. Në vitin 1995 kaloi të Fenerbahçe në Turqi, ku qëndroi për katër sezone. Në 2001 kaloi tek KK Split, ndërsa një vit më vonë tek Pivovarna Lasko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kulmin e karrierës do ta arrinte në 2003, kur transferohet tek Efes Pilsen, skuadër që luan deri në vitin 2008, për t’u larguar një vit tek Pamesa Valencia dhe pë t’u rikthyer sërish tek Pilsen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?