Është “zhdukur” te Juventusi, Kostic drejt largimit në 48 orët e ardhshme
A ka ende vend për Kosticin te Juventusi? Përgjigja e kësaj pyetje në fakt për momentin duket se është jo. Asnjë minutë kundër Udineses dhe Bolognës në dy javët e para, disi befasuese kur merr në fakt statistikat e sezonit të kaluar, kur ishte më aktivizuari.
Në 54 ndeshje si Danilo, ai u kthyer një nga titullarët fiks, por këtë sezon duket se Allegri ka ndryshuar mendje. Përveç 3 golave sezonin e kaluar, ai dha dhe 11 asist për shokët e tij.
Edhe pse mendohej se do të ishte në qendër të projektit të bardhezinjve, Allegri ka ndryshuar mendje dhe preferon më shumë Cambiasson dhe Iling-Junior para tij. Në 48 orët e ardhshme nuk përjashtohet mundësia e një largimi për një shifër më të lart se 15 milionë euro. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

