Etika zbulon “regjizorin e trukimeve”, Arjan Pisha dhe Elbasani kallëzohen penalisht

Për të tjera ndeshje u përfol se rezultatet ishin të manipuluara, por dy lojtarë, një i Teutës dhe një tjetër i Elbasanit janë ndëshkuar nga Komisioni i Etikës, në FSHF. Komisioni i Etikes pranë Federatës Shqiptare të  Futbollit, i mbledhur sot pasi u njoh nga materialet e paraqitura nga Sekretariati Teknik dhe pasi diskutoi çështjet në tërësi arriti në përfundimin se vetëm dy futbollistë, ai i Teutës, Alfred Osmani dhe ai i Elbasanit, Arjan Pisha, kanë ndikuar në rezultatet e ndeshjeve të kontestueshme, gjatë javëve të para të këtij viti. Në fakt, u fol për ndeshjen Flamurtari-Teuta, Laçi-Partizani si dhe Vllaznia-Kukësi dhe më pas për atë mes Elbasanit e Skënderbeut, por Etika ka befasuar pas mbledhjes së tretë, me vendimet që ka marrë teksa ka penalizuar më tepër ekipin e Elbasanit, që thuajse ka rënë në një kategori më poshtë:                                                

Vendimet e Komisionit të Etikës                                 

1 – Lojtari i  Teutës, Alfred Osmani,  për  komplotim në  influencim të rezultatit të ndeshjes Flamurtari –Teuta, në kundërshtim me etikën sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Desktop Reklama

2. Lojtari i Elbasanit, Arjan Pisha, për  komplotim në  influencimin e rezultatit të ndeshjeve Elbasani – Teuta, dhe Elbasani- Skënderbeu, si dhe Kukësi-  Elbasani, në kundërshtim me etikën sportive, do të dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga aktiviteti.

Swiss Digital Mobile Reklama

3. Të depozitojë kallëzim penal për klubin e Elbasanit dhe lojtarin Arjan Pisha.

4. Në  lidhje me ndeshjen Flamurtari – Teuta, u rezervua e drejta për kallëzim penal pasi çështja ka filluar nga Prokuroria  e Rrethit Gjyqësor  Vlorë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?