Etrit Berisha: Ja fajtori për barazimin kundër Maqedonisë

Etrit Berisha ka lënë të nënkuptohet se formacioni i Shqipërisë të hedhur në pjesën e parë nuk funksionoi siç duhej.

Në një interevistë pas ndeshjes për TVSH-në, Berisha tha se edhe vendimi i arbitrit ishte i diskutueshëm.

“Të them të drejtën ishte nj pjesë e parë jo e mirë, por me ndërrimin e Bashës dhe Memushaj ka ndryshuar loja jonë dhe ishim më të qartë. Si pasojë erdhi goli që ishte i merituar në pjesën e dytë. Pastaj ishim duke udhëhequr dhe duhet të mbroheshim, por erdhi penalltia që dua ta shoh se ishte e dyshimtë. Nuk e di edhe pse fola me gjyqtarin, nuk ndryshoi asgjë. Mund të them se pasi barazuan, morën forcë dhe deshën ta fitonin ndeshjen, por ne u munduam me të gjitha forcat ta mbronim të paktën rezultatin”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?