Etrit Berisha rikthehet ndaj Udines, Hysaj përballë krizës së Milanit

Seydou Doumbia, sulmuesi ka zbarkuar këtë mëngjes në Romë, për të nisur aventurën e re me verdhekuqtë. Pas turneut dhe festës në Kupën e Kombeve të Afrikës, Doumbia, ka shkuar fillimisht në Moskë për të mbyllur gjithçka me klubin rus dhe për t’u pajisur me “soggiorno”,  para se të mbërrinte në Itali. Sulmuesi më i ri i Romës mund të debutojë të djelën ndaj Parmas, në ndeshjen e Seria A.  – “Ndihem shumë mirë. Forca Roma,” – janë fjalët e para të Doumbia, pas mbërritjes në aeroportin Flumicini të Romës. Më pas ai ka kryer vizitat mjekësore për të nisur zyrtarisht aventurën e re me klubin italian të Seria A.

Berisha rikthehet në portë

Etrit Berisha rikthehet në portën e Lacios ndaj Udinezes dhe kërkon të lërë impakt pozitiv që të ketë më tepër hapësira në pjesën e mbetur të këtij sezoni. Berisha, portieri i kombëtares sonë, do të përfitojë nga s’kualifikimi i portierit italian, Marchetti, për zënë vendin e tij, ndërkohë e veçantë është se në stol atë do të ndjekë një tjetër portier shqiptar, Thomas Strakosha. Kapiteni i kombëtares shqiptare, pjesë e Lacios, Lorik Cana, për arsye s’kualifikimi do të mungojë në këtë përballje.   

Swiss Digital Desktop Reklama

Hysaj, titullar ndaj Empolit

Swiss Digital Mobile Reklama

Mbrojtësi i kombëtares sonë, Elseid Hysaj, po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon në radhët e Empolit. Në përballjen e së djelës, ndaj Milanit ai do të jetë sërish titullar, ndërsa kuqezinjtë e Inzagit synojnë fitoren e munguar, për të dalë nga kriza.   

Milan-Empoli, formacionet e mundshme:  Milan (4-4-2): Diego Lopez; Zaccardo, Rami, Paletta, Antonelli; Cerci, Poli, Van Ginkel, Bonaventura; Menez, Destro. Trajner: Inzaghi.

 Empoli (4-3-1-2): Sepe; Hysaj, Tonelli, Rugani, Mario Rui; Vecino, Valdifiori, Croce; Verdi; Maccarone, Pucciarelli. Trajner: Sarri.   

 

Seria A

Java e 23-të/ Të shtunën

18:00 Sassuolo -Fiorentina

20:45 Palermo –  Napoli

Të djelën

12:30 Milan-Empoli

15:00 Atalanta -Inter

15:00 Genoa – Verona

15:00 Roma – Parma

15:00 Torino – Cagliari

15:00 Udinese – Lazio

18:00 Chievo – Sampdoria

20:45 Cesena –Juventus

 

Klasifikimi

 Juventus              53

 Roma                  46

 Napoli                 42

Fiorentina             35

 Sampdoria           35

 Lazio                   34

 Genoa                 32

 Torino                  31

 Palermo              30

 Inter                     29

 Milan                    29

 Sasuolo               29

 Udinese              28

 Verona                24

 Empoli                 23

 Atalanta              23

 Chievo                 21

Cagliari                  19

Cesena                 15

Parma                   9

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?