FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Eurogol në Europa League, nga 45 metra Këlni gëzon 20 mijë të pranishmit në Londër (Video)

Takimi i nisur një orë me vonesë për shkak të kaosit të shkaktuar nga tifozët, Arsenal – Këln, është zhbllokuar në minutën e 9-të nga gjermanët me anë të Cordoba.

 

Goli ishte shumë i veçantë pasi 24-vjeçari përfitoj nga një dalje e gabuar e portierit Ospina duke goditur nga 45 metra. Portieri kolumbian e pati të pamundur të fitonte kohën e humbur duke mos i mbetur mundësi tjetër veçse të nxirrte topin nga rrjeta.

Një gol që gëzon pamasë 20 mijë tifozët e Këlnit të cilët kanë udhëtuar në Londër për të ndjekur ndeshjen. Padyshim që shumica prej tyre nuk janë futur në stadium.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?