Evertoni mund Chelsea-n me një penallti (VIDEO)
Sporti E Shtunë, 12 Dhjetor 2020 23:20
Chelsea ka ndalur serinë rezultateve pozitive në Premier League. Skuadra e Lampard është mposhtur 1-0 nga Evertoni i Ancelottit.
Ekipi nga Liverpooli triumfoi falë një penalltie të ekzekutuar me saktësi nga Sigurdsson në minutën e 22-të.
Blutë e Londrës tentuan të reagonin, por pa mundur që të shënonin. Kjo ishte humbja e dytë sezonale për Chelsea-n që mbetet në vendin e tretë, ndërkohë që Everton ngjitet në të shtatin. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

