FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fansi e surprizon, John Cena shpërthen në lot (Video+Foto)

Ne besonim se ishte i pathyeshëm por nuk ka rezultuar kështu.

Pasi John Cena-n asgjë nuk e ka prekur më shumë sesa kjo video surprizë që fansi i tij i ka bërë. Ylli WWE mendonte se po bënte një video promovuese për Cricket Wireless dhe po lexonte disa nga falenderimit nga njerëzit, jetën e të cilëve ai i ka ndikuar gjatë viteve.

Ndërsa përshkonte mes tyre, John filloi të lexonte histori nga njerëz të cilët kishin humbur të dashurit e tyre, gjymtyrët, që po luftonin me depresionin, të cilët ishin frymëzuar nga positiviteti i tij për ‘të mos hequr kurrë dorë’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i fundit ishte një video e një djal të vogël Tyler Schweer, nëna e të cilit ishte diagnostikuar me kancer. Djali i ksihte dhënë nënës së tij një manshetë, të cilën ia kishte marrë John Cena në ring dhe e kishte urdhëruar që të mos hiqte dorë por të luftonte për jetën e saj. Tani nëna e tij është shëruar nga kanceri

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa shikonte videon Cena filloi të qante, i emocionuar nga mesazhi.

“Ai një moshë kaq të vogël, ka një perspektivë kaq të madhe,”-u shpreh John..

Ajo çfarë 40-vjeçari nuk dinte është që të gjithë njerëzit të cilët i kishin dërguar letra falenderimi ishin aty dhe po e dëgjonin.

Tyleri hyri në dhomë për ta falenderuar personalisht së bashku me nënën e tij.

“Surpriza më e bukur që më kanë bërë ndonjëherë, Ju jeni jashtëzakonisht shumë të fortë,”-u shpreh ylli i WWE ndërsa përqafonte djali.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?