Federer eliminohet nga adoleshenti grek, Nadal kalon pa probleme

Kampioni në fuqi i Australian Open, Roger Federer pësoi një humbje befasuese kundër grekut Stefanos Tsitsipas, duke mos arritur kështu të kalojë në fazën çerekfinale të turneut.

Zvicerani u mposht 6-7 (11-13) 7-6 (7-3) 7-5 7-6 (7-5) në një mbrëmje dramatike në Melburn. Është hera e dytë në 16 vjet që Federer – 6-herë fitues i turneut – nuk arrin në çerekfinale.

Pa diskutim, kjo ishte fitorja më e madhe në karrierën e Tsitsipas, 20 vjeç, i cili u përlot në përfundim të takimit, ndërsa më pas deklaroi: “Jam njeriu më i lumtur në botë për momentin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rafael Nadal ndërkohë ka kaluar pa probleme në çerekfinale, i cili shkatërroi në tre sete finalistin e Wimbledon të vitit të kaluar, Tomas Berdych. Spanjolli mundi çekun me rezultatin 6-0 6-1 7-6 (7-4) po në Melburn, duke shkëlqyer përgjatë gjithë takimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?