FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Femrat arabe zaptojnë stadiumin, ja sa do jenë në finalen Juve-Milan

Sot në orën 18:30, Milani dhe Juventusi do të sfidojnë njëri-tjetrin në Jedah të Arabisë Saudite, ndeshje e vlefshme për finalen e Superkupës së Italisë.

62 mijë e 241 biletat që garanton “King Abdullah Stadium”, më i madhi në Arabinë Saudite, janë shitur brenda pak orësh, por e veçanta është se në stadium pritet të paktën 15 mijë femra.

Duke parë presionin që ka ndodhur edhe në këto javë të fundit në Itali, me shumë akuza për diskriminimin e femrave në këtë vend, edhe vetë qeveria arabe ka vendosur që të tolerojë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Femrat sigurisht do të jenë të gjitha të mbuluara, siç e duan ligjet vendëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Megjithatë, ndoshta këtë herë nuk do të mungojnë në duart e tyre simbolet e skuadrës, për të cilën bëjnë tifozllëk, pse jo edhe ndonjë bluzë e Milanit ose e Juves e veshur mbi burkën saudite.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?