Fenomeni Ronaldo: Kur luaja futboll mashtroja për të fshehur birrën

Fenomeni Ronaldo është rikthyer për të folur duke treguar disa sekrete nga karriera e tij, të cila do të diskutohen gjatë. I intervistuar nga “Folha de Sao Paulo”, ish-sulmuesi i Interit, Real Madridit dhe Milanit ka zbuluar pasionin e tij për birrën: “Kur luaja përdorja një sërë mashtrimesh për të fshehur birrën. Një të tillë e kam fshehur në Guarana. Tashmë që jam ish-lojtar, nuk kam nevojë që ta bëj”.

Nuk ka munguar as një koment në lidhje me kandidimin e tij si president i federatës braziliane. “Do të jetë një nder i madh, por fillimisht duhet të fitoj eksperiencë në menaxhimin e një klubi. Kam menduar për blerjen e një ekip të dytë në Spanjë ose Angli. Unë dua të bëj diçka inovative. Mendoj se jam gati për atë sfidë”, ka thënë braziliani. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?