FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Ferrari jeton pa F1, e kundërta jo”, Ecclestone paralajmëron largimin e kokëkuqes

Bernie Ecclestone, ish-bosi i “Formula 1” ka habitur jo pak me deklaratën e tij për largimin e Ferrarit nga bota e automobilizmit. Kokëkuqja italkiuane pak kohë më parë pati kërcënuar se në rast se rregullat e ‘Paktit Concordia’ do të shtyjnë kampionatin aktual drejt njëvendësheve të njëjta dhe të standardizuara ata do të tërhiqen.

“Nëse këto fjalë do ti kishtë thënë Luca di Montezemolo, mund të edhe të mos i kishim marrë seriozisht, sepse ai mbi të gjitha e dashuronte sportin, por Sergio Marchionne mund të jetojë edhe pa Formula 1, pasi ai është shumë më i interesuar për biznesin, se sa për sportin”, deklaroi në intervistën e tij për ‘Circus’ në Auto Motor und Sport, Bernie Ecclestone.

“Unë mendoj se për Marchionnen më e rëndësishme është që ti ofrojë rezultate të mira aksionistëve dhe në rast se Formula 1 do të vijojë një rrugë të pranuar edhe nga skuadrat e tjera, ai mund të vendosë që edhe të tërhiqet. Kam frikë se Ferrari mund të jetojë pa Formula 1, por jo të kundërtën”, përfundoi Ecclestone.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?