FIFA, Kombëtarja Shqiptare humbet pesë pozicione
Kombëtarja e Shqipërisë humbi pesë pozicione në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s. Kjo rënie ka ndodhur për shkak të Kupës së Afrikës dhe asaj të Azisë, pas kombëtarja kuqezi nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje gjatë muajit të fundit, mirëpo ka zbritur edhe më shumë duke u pozicionuar në vendin e 63-të, bashkë me Australinë. Krahasuar me një muaj më parë, skuadra e drejtuar nga Gianni De Biasi humb 5 pozicione pasi ekipe kombëtare si Koreja e Jugut, Kongo apo edhe Australia kanë fituar shumë terren për shkak të arritjeve në kompeticionet e zhvilluara në këtë fillim-viti. Kuqezinjtë lënë pas Malin e Zi. Kundërshtari i radhës në eliminatoret” Euro 2016”, Armenia, qëndron në vendin e 74-ët edhe pse ka fituar terren me 5 vende krahasuar me një muaj më parë. Ekipet e tjera që marrin pjesë në grupin tonë, Serbia, Portugalia dhe Danimarka gëzojnë pozita më komode në klasifikim pasi renditen përpara Shqipërisë. Gjermania vazhdon të udhëheqë bindshëm klasifikimin botëror me 1729 pikë, e ndjekur nga Argjentina dhe Kolumbia. Deri në vendin e shtatë ku ndodhet Portugalia nuk ka ndryshuar asnjë pozicion, ndërsa Spanja zbret në vend të dhjetë. Në pozita kritike ndodhet edhe Italia që ka zbritur e 12-ta, ndërsa Bregu i Fildishtë fiton plot 8 pozicione duke hyrë në 20-ëshen e parë, falë suksesit në Kupën e Kombeve.
KOHA JONË SONDAZH

