FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FIFA “ngrin” merkaton e Vllaznisë, 3 vendime brenda 5 ditësh ndaj klubit shkodran

Kryesuesja e Superligës, Vllaznia, është përballur me një goditje të rëndë nga FIFA, e cila ka vendosur bllokimin e merkatos së klubit për shkak të borxheve të pashlyera ndaj ish-futbollistëve dhe ish-zyrtarëve. Brenda vetëm pesë ditësh, shkodranët kanë marrë tre vendime negative nga organet disiplinore të FIFA-s.

Sipas dokumenteve zyrtare, më 19 nëntor është regjistruar një vendim i parë për detyrime të papaguara, ndërsa dy të tjerë kanë mbërritur më 24 nëntor. Situata e krijuar detyron Vllazninë të shlyejë sa më shpejt borxhet në mënyrë që të fitojë të drejtën për të bërë afrime të reja në merkaton e janarit 2026.

Problemet financiare nuk prekin vetëm klubin shkodran. FIFA mban aktualisht të bllokuar për tre sesione merkatoje edhe disa skuadra të tjera shqiptare, përfshirë KS Luftëtarin (i shkrirë dhe rithemeluar si AF Luftëtari), Orikun, Kastriotin dhe Valbonën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjitha këto klube janë penalizuar për borxhet e papaguara ndaj ish-lojtarëve apo ish-stafit të tyre dhe janë të detyruara t’i shlyejnë përpara se të rikthehen në aktivitet të plotë në tregun e transferimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Situata financiare e klubeve shqiptare rikthehet kështu në qendër të vëmendjes, ndërsa presioni ndaj drejtuesve për të zgjidhur çështjet e hapura rritet dita-ditës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?