FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

FIFA publikon raporton për transferimet në 2020, ja ekipet që kanë shpenzuar më shumë

Kriza financiare që ka goditur futbollin, për shkak të Covid-19, është pasqyruar mbi të gjitha në merkaton e transferimeve të lojtarëve. Edhe pse disa klube nuk janë ndalur, duke investuar miliona euro, raporti i përvitshëm i publikuar nga FIFA konfirmoi se në total janë shpenzuar më pak para dhe janë realizuar më pak blerje.

Shifrat kanë qenë gjithmonë në rritje, deri në 18 047 transferimet e vitit 2019. Për 2020-n, numri ka qenë në rënie, me një total prej vetëm 17 077 transferime. Kjo është reflektuar në mënyrë të paevitueshme edhe në rënie ne parave të shpenzuara. Nga shifra rekord e 7,35 miliardë dollarë në vitin 2019, investimet kanë rënë në 5,63 miliardë dollarë në 2020-n.

Italia është jashtë “Top 10”, pavarësisht se grafiku tjetër tregon që Seria A është kampionati i dytë që ka shpenzuar më tepër në botë, pas Premier League. Ligat europiane pozicionohen në tetë vendet e para, të ndjekura nga Brazili dhe MLS amerikane. Chelsea, Manchester United dhe Manchester City janë tre skuadrat që kanë shpenzuar më tepër në vitin 2020, të ndjekura nga Barcelona dhe Juventusi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?