FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fili largohet zyrtarisht nga Partizani, drejt kalimit në Kroaci

Realdo Fili zyrtarisht nuk është më një futbollist i Partizanit. Klubi kryeqytetas ka bërë të ditur këtë të martë zgjidhjen e kontratës në mënyrë konsensuale me 21-vjeçarin. Lajmi u bë i ditur në faqen zyrtare të klubit, që i dha kështu fund bashkëpunimit me sulmuesin, pas mosmarrëveshjes që lojtari pati në fundjavë me trajnerin Starova gjatë seancës stërvitore.

Vetë Partizani ka falënderuar lojtarin për aventurën dhe paraqijtet pozitive me fanellën e kuqe duke veçuar kualifikimin historik me Ferencvaros në sezonin 2016/2017 të Europa League. Largimi i Filit është justifikuar si rezultat i konkurrencës së shtuar dhe hapësirat e pakta të aktivizimit që mund të kishte lojtari në vazhdim të sezonit duke i dhënë atij mundësinë që të vazhdojë karrierën në një tjetër ekip.

Këtë sezon ai është aktivizuar në 7 ndeshje në total, 5 në kampionat dhe dy në Kupë, por pa mundur që të gjejë rrugine  rrjetës. Ofertat megjithatë për 21-vjeçarin nuk mungojnë pasi Teuta dhe Kukësi janë përfolur si alternativa në Superligë, por gjithashtu ka interesim dhe nga jashtë, si Slaven Belupo i Kroacisë ndërsa më konkrete është pista që e çon te Mladost Podgorica.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?