Finalja e Superkupës së Anglisë/ Zbulohen formacionet e super duelit City-Arsenal
Sezoni i ri në Angli merr “jetë” pas pak minutash me një super ndeshje mes kampionëve në fuqi të Manchester City-it dhe vendit të dytë, Arsenalit. Dy skuadrat më të mira të sezonit të kaluar përballen në një duel emocionues.
Guardiola ka surprizuar pasi ka lënë në stol lojtar si De Bryne, Ederson dhe Laporte. Haaland do të udhëheq sulmin, i mbështetur nga Grealish, Alvarez dhe Bernardo Silva, ndërkohë që dhe Kovacic e nis debutimin si titullar.
Në krahun tjetër Arteta i beson blerjes sëre, Havertz në sulm, i mbështetur nga Saka, Odegaard dhe Martinelli, Rice debuton në mesfushë dhe White në mbrojtje.

KOHA JONË SONDAZH

