FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Finalja e Superkupës, zbulohen formacionet zyrtare të Juves dhe Milanit

Juventus dhe Milan do të provojnë pas pak minutash që të rrëmbejnë trofeun e parë për vitin 2019. Në Gedda të Katarit do të luhet për Superkupen e Italisë, një trofe që mund të jetë një mundësi mjaft e mirë për Gattuson në një sezon shumë të vështirë.

Bardhezinjtë do të zbresin në fushë me skemën 4-3-3, me Cancelon dhe Alex Sandron në krahët e mbrojtjes, ndërkohë që Chiellini dhe Bonucci formojnë dyshen e qendrës. Në mesfushë nuk ka asnjë surprizë me Pjanic që do të qëndrojë pas Bentacur dhe Matuidi. Douglas Costa dhe Dybala ndërkohë do të mbështesin Ronaldon në majën e sulmit.

Në krahun tjetër ka jo pak surpriza dhe mungesa. Donnarumma e nis në portë, ndërkohë që në mbrojtje Calabria, Zapata, Romagnoli dhe Rodriguez do të formojnë repartin difensiv. Në mesfushë Kessie dhe Bakayoko formojnë dyshen me “muskuj” pas brazilianit Pasqueta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në sulm nuk do të jetë Higuain nga minuta e parë, por Cutrone, i mbështetur nga Calhanoglu dhe Castillejo. /Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?