Finalja në Tiranë/ Feyenoord mund Marseille në duelin e parë, Roma bën paqe me Leicester (VIDEO)

Feyenoord fitoi 3-2 në gjysmëfinale e parë kundër Marseille në Conference League, kurse Roma u ndal në transfertë 1-1 kundër Leicestër. Në Holandë pati shumë gola që në pjesën e parë të ndeshjes, teksa Dessers dhe Sinisterra shtangën miqtë nga Franca me dy gola të shpejtë.

Marseille gjithsesi reagoi, duke e hapur ndeshjen me Dieng, kurse në minutën e 40-të Gerson vendosi baraspeshën. Feyenoord e nisi pjesën e dytë dyke shënuar golin e tretë me Dessers.

Në Angli Roma nuk fitoi dot, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1-1. Pellegrini i ndëshkoi “Dhelprat” që në minutën e 15-të, por verdhekuqtë nuk e ruajtën dot epërsinë. Lookman në pjesën e dytë e çoi topin në rrjetë, teksa gjithçka tashmë do të vendoset në Olimpico.

Swiss Digital Desktop Reklama


Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?