Finalja/ Policia e Kosovës niset drejt Tiranës për të ndihmuar policinë shqiptare

Për një mbarëvajtje të sigurt të situatës së finales së madhe të Conference League, e cila do të luhet në orën 21:00 në stadiumin “Air Albania”, Policia e Kosovës do të niset për në Tiranë në ndihmë të policisë shqiptare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar për Express se do të ndihmojnë efektivët e Tiranës për këtë finale.

“Referuar bashkëpunimit të ndërsjellët në mes të Policisë së Kosovës dhe Policisë së Shqipërisë, si dhe referuar ndeshjes sportive e cila pritet të mbahet sot, Policia e Kosovës do të dërgoj disa zyrtar policorë në Tiranë”, tha Kelani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?