Firmoset kontrata më fitimprurëse në historinë e sportit

Canelo Alvarez ka firmosur një kontratë 5-vjeçare me vlerë 365 milionë dollarë. Kjo është marrëveshja më fitimprurëse në historinë e sportit, sipas promovuesit të tij, Oscar De La Hoya. Marrëveshja e Canelos është për 11 ndeshje boksi.

“Canelo është atleti më i paguar në botë, ai është shumë i lumtur,” shprehet De La Hoya për ESPN.

Fama e Alvarezit gjatë viteve të fundit është rritur ndjeshëm pas ndeshjeve me yjet e boksit Gennady Golovkin, Amir Khan dhe Julio Cesar Chavez Jr.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja e parë e Canelos nën kontratën e re do të jetë më 15 dhjetor ndaj Rocky Fielding, në Madison Square Garden të Nju Jorkut.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?