FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Fitoi 2-0 ndaj Kamzës, Shehi: Ishte ndeshja më e dobët e sezonit

Skënderbeu fitoi sot 2-0 ndaj Kamzës, por kjo mesa duket nuk e ka kënaqur aspak trajnerin Orges Shehi, i cili është shprehur se  ka qenë një ndër ndeshjet më të dobëta të sezonit.

“Fitorja të ngroh. S’kemi qenë aty ku duhet. Kamza mund të meritonte edhe me shumë pasi ishte ndër ndeshjet më të dobëta, por i tillë është futbolli. Më kënaq fitorja. Në fund të pjesës së parë dhe në pjesën e dytë jemi tërhequr m shumë sesa duhet pasi duke u tërhequr bëhemi një linjë me mbrojtjen dhe janë të rinj.

Ata janë të rinj dhe hyn presioni. Meritë e Kamzës që na vuri në vështirës. Ndikoi edhe kondicioni jo i duhur i disa lojtarëve. Demte u kthye të enjte nga angazhimi me kombëtaren. Dalja e Muzakës na kushtëzoi. Radas ka pasur dëmtim. Zëvendësimin nuk mund ta bënin më shpejt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Opinioni im ka qenë maksimal. Jo më kot thoja që porta do t’i besohet Teqja. Sot ishte njeriu i ndeshjes. I di vlerat që ai ka. S’duhet të kënaqet me pak. Oreksin duhet ta ketë më të madh për të bërë hapa të mëdha”, deklaroi Shehi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?