Fitorja historike e Romës, mediat në Itali dhe Portugali elozhe për Mourinhon

Roma fitoi 1-0 ndaj Feyenoordit dhe bëri pronë të sajën kupën e Conference League. Një trofe europian rikthehet në Itali pas 12 vitesh falë Jose Mourinhos.

“Special One” mori elozhe nga shtypi në të gjithë botën. Në Itali, nga “Faleminderit Roma” e Gazzetta dello Sport te “Në Parajsë” e Corriere dello Sport, nga “Mou Mbret i Romës” e Tuttosport te “Roma, një kupë magjike” e Messaggero, faqet e para të gazetave sportive i dedikohen tërësisht suksesin të verdhekuqve në Tiranë nën drejtimin e portugezit.

Edhe gazetat në Portugali i thurin elozhe: “Ave, Mourinho!” titulli i Record, deri te gazeta “A Bola” me titullin “Lo Speciale”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?