Fitorja në miqësoren ndaj Shaktar, Cungu: Rezultatin e marrim pavarësisht rëndësisë
Kukësi e ka mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme fazën përgatitore në Antalia. Verilindorët mposhtën në testin e tretë miqësor, 2-0 Shaktar Karagandy.
Pas fitores, trajneri i nënkampionëve të Shqipërisë, Armando Cungu u shpreh se skuadra ka bërë mirë në këto teste dhe synon të marr rezultatin pavarësisht rëndësisë së takimit.
“Normalisht tregoi rritje nga ndeshja e parë. Besoj se përveç synimit kryesor, që është për të parë gjendjen e ekipit dhe për ta konsoliduar sa më shumë ekipin, kërkuar edhe rezultatin në këto ndeshje. Sepse jemi në gjysmën e dytë të sezonit, dhe përveçse lojës ofensive duhet të synojmë edhe rezultatin. Kështu që gëzohem edhe nga fakti që përveç lojës erdhi edhe rezultati.”-përfundoi Cungu.
Në dy miqësoret e para, Kukësi u mposht 2-1 nga Basaksehir, ndërkohë që ndaj rusëve të Rostov u ndal në barazim 1-1.
KOHA JONË SONDAZH

