Flamurtari jashtë objektivit, lojtarët “dënohen” me 50% ta pagave

Flamurtari me eliminimin edhe nga Kupa e Shqipërisë ka dalë nga objektivat sezonalë, duke mos pasur shanse konkrete për të fituar titullin kampion, ose për të kapur një vend në Europë, që ishte edhe objektivi më minimal i vendosur në fillim të këtij sezoni. Klubi vlonjat ka menduar që të penalizojë  zyrtarisht lojtarët që janë ende nën kontratë. Të mërkurën Flamurtari është eleminuar nga Kupa e Shqipërisë, por në fundin e vitit të kaluar ka vendosur të gjobisë me 50% të pagës të gjithë futbollistët.  Dokumenti protokollar nëpërmjet të cilit klubi vlonjat ka vënë në dijeni Federatën Shqiptare të Futbollit, ku e njofton se në mbledhjen e datës 22 dhjetor mori në shqyrtim ecurinë e skuadrës deri në atë moment të sezonit, dhe duke e konsideruar një dështim dhe larg pritshmërive të objektivave të klubit, duke u mbështetur në rregulloren e brendshme, Bordi Drejtues ka vendosur të gjobisë të gjithë lojtarët me masën 50% të pagës vjetore.

 Vendimi

Shkresa mban datën 22 dhjetor 2014, por sanksioni i vendosur nga klubi është i pabazuar në rregulloren e FSHF-së. Burime pranë institucionit të futbollit shqiptar bëjnë me dije se çdo klub ka të drejtë të vendosë zyrtarisht për futbollistët e tij një gjobë deri në një pagë mujore dhe jo nën masën 50% të kontratës. Penalizimi mund të marrë formë vetëm nëse lojtarët dhe klubi e kanë të parashikuar diçka të tillë në kontratë, por burime pranë lojtarëve të Flamurtarit bëjnë me dije se askush nuk ka firmosur një klauzolë të tillë. Në këto kushte penaliteti i klubit vlonjat është i pabazë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Absurdi

Swiss Digital Mobile Reklama

Shumë lojtarë janë larguar me konsensus nga Flamurtari në janar, ndërkohë që ata që janë aktualisht rrezikojnë të mos paguhen sipas kontratës aë kanë firmosur, deri në fund të sezonit. Në këto kushte pritet fluks lojtarësh në dhomën e zgjidhjes së konflikteve të FSHF, ku me shumë gjasa ata do ta fitojnë çështjen ndaj klubit të tyre. Më shumë se sa një çështje me karakter juridik, vendimi duket se është marrë në kushte absurde . Askush nuk do ta besonte se kontratat mund të ndryshonin në mes të sezonit për klube si Milan e Inter, që janë po ashtu jashtë objektivave në Seria A, lojtarët e të cilëve paguhen me miliona euro. Por në asnjë klub tjetër në botë nuk ka një penalizim të tillë të fortë kolektiv. Flamurtari i ri premtoi që do të ishte një klub model, por përveç disa investimeve në ambientet e klubit në aspektin sportiv progresi ka munguar. Skuadra doli shumë shpejt nga objektivat, duke zhgënjyer pritshmëritë e tifozëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?