Flamurtari-Luftëtari mbyllet në “paqe”, s’ka fitues në Vlorë
Flamurtari dhe Luftëtari nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola në duelin e javës së 12-t të zhvilluar në Vlorë. Skuadra e Ilir Dajës ishte e rrezikshme në minutat e para duke krijuar menjëherë një shans të rrezikshëm me Bathën. Gjirokastritët kundërpërgjigjen menjëherë me Shkurtajn, por edhe ky i fundi nuk arriti që të shfrytëzonte mundësitë që ju shfaqën. Në fundin e pjesës së parë, Veliu provoi enjë goditje nga distanca, por tentativa e tij u ndal nga portieri gjirokastrite në dy kohë.
Në fillimin e pjesës së dytë, skuadra vlonjate kërkon të fitojë terren ndaj kundërshtarit, që në pjesën e parë u tregua shumë i kujdesshëm në mbrojtje. Vlonjatët bëjnë presion nga krahët, por ashtu si në pjesën e parë, të besuarit e Gentian Mezanit, janë të vëmendshëm, duke ruajtur portën të paprekur për minuta të tëra. Minutat e mbetura të takimit nuk prodhojnë asgjë të re, skuadrat mundohet të shfrytëzojnë deri në fund, por pa arritur të shkundin rrjetat. lamurtari u përball edhe me mungesën e sulmuesit brazilian Danilo Alves, i cili ka qenë goleadori i skuadrës në ndeshjet e fundit, me 3 gola të po kaq takime të luajtura radhazi. Luftëtari duket më i kënaqur me pikën e marrë, pasi shkon në kuotën e 10 pikëve dhe mban vendin e 8 në renditje.
KOHA JONË SONDAZH

