Flamurtari nxjerr jashtë garës për titull Kukësin, Luftëtari mund Laçin (VIDEO)
Flamurtari nuk di të ndalet, duke rrëmbyer fitoren e katërt radhazi ndaj Kukësit, duke i dhënë goditjen finale për titull verilindorëve. Skuadra verilindore është mposhtur 2-1 në “Elbasan Arena” nga Flamurtari. Në minutën e 39-të, Xhevahir Sukaj tregon se mbetet ende një “ujk” i golit. Sulmuesi shkodran dribloi në mënyrë spektakolare kapitenin e verilindorëve, Cuculi dhe më pas arriti që të mposhtë me të djathtën portierin Frashëri.
Në fillimin e pjesës së dytë, Musta shënoi edhe golin e dytë me Mustën, i cili me një kthesë të bukur, e dërgoi topin në trekëndësh. Në minutën e 70-të, Shkurtaj shërbeu mjaft mirë në zonë për Reginaldon, i cili realizoi me lehtësi. Kukësi mbetet në vendin e dytë me 48 pikë, ndërkohë që Flamurtari qëndron vetmë një pikë larg.
Luftëtari rrëmbeu një tjetër fitore të madhe 1-0 ndaj Laçit, duke hedhur një hap të rëndësishëm për mbijetesë. Dunga shënoi në minutën e 51-të, pas një pasimi të Aleksit. Luftëtari ngjitet në kuotën e 37 pikëve, 4 më shumë se Tirana. /Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

