FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Flamurtari shet Erald Maksutin në Rusi, zbulohet shifra e lartë

Sulmuesi shqiptar Erald Maksuti ka bërë një hap të rëndësishëm në karrierë, duke u transferuar zyrtarisht te Akhmat Grozny, skuadër e Superligës ruse.

Klubi i Flamurtarit përfiton rreth 700 mijë euro nga kjo marrëveshje. 22-vjeçari vjen pas një sezoni shumë të mirë me skuadrën vlonjate, ku shënoi 12 gola dhe u dallua si një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit.

Më herët, Maksuti ishte pjesë e Apolonisë, nga e cila u transferua te Flamurtari për 150 mijë euro. Ai ka firmosur një kontratë afatgjatë katërvjeçare me klubin rus, ndërsa Akhmat Grozny e ka prezantuar zyrtarisht duke vënë në dukje edhe eksperiencën e tij me ekipet e moshave të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?