Flamurtarit nuk i mjafton Bushiç, barazon ndaj një ekipi kazak (VIDEO)

Flamurtari po zhvillon fazën përgatitore në Turqi, teksa sot është ndalur në një barazim 1-1 ndaj skuadrës së Atyraut. Ekipi vlonjat nuk arriti të administrojë rezultatin, pasi kaluan të parët në avantazh që në minutën e 35. Sulmuesi kroat Bushiç goditi saktë nga pika e bardhë.

Lojtarët e Flamurtarit nuk arritën të mbrojnë rezultatin dhe u barazuan nga skuadra e Atyraut në pjesën e dytë. Ky test miqësor i shërbeu trajnerit Duro për të parë gjendjen e skuadrës së tij.

Atyrau është një ekip që garon në ligën e parë të kampionatit kazak. Ata momentalisht ndodhen në vendin e 8-të. Ekipi kazak do të luajë edhe me një ekip tjetër shqiptar, pasi do të përballet me skuadrën e Teutës, takim ky që do të luhet më 18 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?