Flet “vrastari” i portave në Seria A: Juventus i fortë, por gjithçka është e mundur

9 gola në 7 ndeshje. Krzysztof Piatek u ka shënuar të gjitha skuadrave me të cilat është përballur deri më tani në Seria A, dhe është në kërkim të thyerjes së rekordeve të tjera, por këtë fundjavë do të ketë përballë Juventusin.

“Janë më të fortit në Itali dhe do të jetë e vështirë, por gjithçka është e mundur. Po luajmë mir dhe jemi gati. Cristiano Ronaldo është lojtari më i mirë në botë dhe për mendimin tim më i madhi i të gjitha kohërave. Objektivi im është që të shënoj sa herë që më jepet rasti. I dashuroj tifozët-shton sulmuesi në anglisht duke folur për të ardhmen- objektivi është që të përmirësohem çdo herë”.

Bomberi polak ndërkohë zgjedh që t’i mbajë të gjithë në ankth për të ardhmen e tij, duke parë interesimin e klubeve të mëdha europiane. “Për momentin fokusi im është vetëm te Genoa. Ka akoma shumë ndeshje të mbetura këtë sezon dhe jam i përqendruar tek ato. Në vijim do të shohim se çfarë do të ndodhë”, deklaroi Piatek. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?