Flick: Në nëntor asnjë s’na kishte frikë, ja kur e kuptova se po vinte diçka e madhe
Hansi Flick ishte njeriu që i ndryshoi fytyrën Bayernit të Mynihut në vetëm pak muaj. Dje në mbrëmje i dha Championsin e 6-të Bayernit, ndërkohë që në këtë sezon skuadra e tij fitoi tripletë. Pas fitores ndaj PSG strategu gjerman u shfaq shumë i lumtur duke e analizuar kështu sezonin e bavarezëve pas tripletës së dytë të fituar në historinë e tyre.
“Kur pashë titujt në media në nëntor, gjithçka lexova ishte se askush nuk kishte më frikë nga Bayern. Nga atëherë zhvillimi i ekipit ka qenë i çmendur. E merituam të fitonim, për shkak të gjysmës së dytë të sezonit. Ju mund të shihnit stërvitjen që u bë në janar dhe që aty kuptohej se diçka e madhe po rritej. Ekipi kishte një dëshirë shumë të madhe për të fituar.
Thiago Alcantara? Ai më tha se do të qëndrojë. Të ndryshoi fytyra (qesh). Thjesht e falënderova për kohën që kemi kaluar së bashku, siç bëra me të gjithë lojtarët. Unë nuk e di dhe ai akoma nuk e di me cilin klub do të bashkohet, sepse të gjithë ishim të përqendruar te kjo finale e Champions League. Mendoj se do duhet të presim për të rejat që do të sjellin ditët e ardhshme”, përfundoi Flick.
KOHA JONË SONDAZH

